Qendra për edukim dhe sport ‘Skills’ është angazhuar në implementimin e projektit ‘Sporti në qytetin tim. Fëmijët të parët. Jemi edhe ne!' për gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2021. Ky projekt mbështetet nga LëvizAlbania një program i agjensisë Zviceriane SDC.
Qëllimi i projektit është:
Prioritizimi dhe dhënia e fokusit të vecantë nga institucionet e qeverisjes vendore për të rinjtë dhe sportin ne bashkine Cerrik.
Objektivat specifik të projektit janë:
1. Ngritja e një Këshilli prindërish të cilët do të angazhohen të advokojnë në rritjen e presionit pozitiv ndaj pushtetit vendor për një buxhet të dedikuar për sportin dhe rininë në vitet në vazhdim.
2. Ndërgjegjësimi i komunitetit (mësuesit dhe prindërit dhe përfaqësues të klubit sportiv) mbi rëndësinë e sportit tek fëmijët duke angazhuar këshillin e prindërve
3. Angazhimi i të rinjve në aktivitete me natyrë sportive si një nevojë që duhet të plotësohet nga pushteti lokal.
Në kuadër të objektivit specifik numër 1, qendra ‘SKILLS’ do të ngrijë Këshillin e Prindërve si strukturë advokuese për buxhet të dedikuar për sportin dhe të rinjtë në nivel vendor.
No comments:
Post a Comment